TIRANE, 11 korrik/ATSH/ Individët, të cilët kanë dërguar nëpërmjet shërbimit postar aplikimin për rimbursim të gjobave të vendosura nga autoritetet e shteteve të huaja, për tejkalim të afatit të qëndrimit në këto shtete për shkak të mbylljes së kufijve gjatë periudhës 10 mars – 1 qershor 2020, por që nuk kanë vënë në dispozicion një numër kontakti personal apo adresë emaili, duhet të dërgojnë sa më parë në adresën email [email protected] të dhënat e tyre të kontaktit
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve informoi se të dhënat janë të rëndësishme për të mundësuar vijimin e procedurës, në rastet kur kërkesat kanë mangësi në dokumentacion apo është i nevojshëm ofrimi i të dhënave shtesë.
Sipas DPT-së, ky informacion do të shërbejë për të siguruar një rimbursim të shpejtë si dhe për të shmangur vonesat në këtë proces./a.gjonaj/ /a.g/