IRAN – Rohani: Vazhdimi i aktivitetit ekonomik e vetmja rrugë

TEHERAN, 11 korrik /ATSH-AFP/ – Irani nuk ka zgjedhje tjetër vetëm të vazhdojë të mbajë aktivitetin ekonomik pavarësisht sfidave që po përballet vendi si pasojë e COVID-19, deklaroi presidenti iranian, Hassan Rohani.

“Duhet të vazhdojmë aktivitetet ekonomike, sociale dhe kulturore duke respektuar protokollet shëndetësore (…) Kjo është e vetmja rrugë”, theksoi Rohani gjatë një takimi të Komitetit të Luftës kundër koronavirusit.

“Zgjidhja më e thjeshtë është të deklarojmë mbylljen e çdo aktiviteti, dhe nesër, populli do të protestojë kundër kaosit, urisë dhe presionit”, theksoi Rohani, qeveria e të cilit është kritikuar për menaxhimin e krizës shëndetësore.

Deklaratat e Rohanit erdhën ndërkohë që Irani regjistroi dy ditë më parë numër rekord viktimadh me 221 të vdekur në 24 orë.

Që prej disa javësh pandemia ka fituar terren në Iran, vendi më i prekur në Lindjen e Mesme./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.