Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza”: 15 fluturime të konfirmuara për ditën e shtunë

TIRANË, 10 korrik /ATSH/ Tirana International Airport njofton se deri tani janë 15 fluturime të konfirmuara për ditën e shtunë.

Sipas TIA-s, janë konfirmuar fluturimet me “Wizz Air” Tiranë – Dortmund dhe kthim
si dhe Tiranë – Eindhoven dhe kthim.

Po ashtu, janë konfirmuar fluturimet me “Alitalia” Tiranë – Romë dhe kthim. Me Blue Panorama Tiranë – Ankona dhe kthim. Gjithashtu me “Wizz Air” Tiranë – Verona dhe kthim.

Me “LOT” është konfirmuar fluturimi Tiranë – Varshavë dhe kthim.  Po ashtu me “Blue Panorama” Tiranë – Torino dhe kthim dhe Tiranë – Bergamo dhe kthim.

Me Wizz Air fluturimi Tiranë – Piza dhe kthim. Gjithashtu dhe fluturimi me Air Albania Tiranë – Milano dhe kthim.

Me “Wizz Air” janë konfirmuar dy fluturime të tjera Tiranë – Budapest dhe kthim dhe Tiranë – Luton (Londër) dhe kthim.

Një tjetër fluturim është konfirmuar me “Air Serbia” Tiranë – Beograd dhe kthim. Me “SkyUp” Tiranë – Kiev dhe kthim. Gjithashtu një tjetër fluturim me “Air Albania” Tiranë – Bolonja dhe kthim.

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës u kërkon pasagjerëve që të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës.

“Maskat janë të detyrueshme. Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian dhe nënshtetasit e BE”, thekson TIA. ⠀⠀⠀

/gj.mima//a.a/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.