UASHINGTON, 9 korrik /ATSH-AFP/- SHBA mirëpriti sot vullnetin e mirë të Pekinit, i cili njoftoi se është gati të diskutojë reduktimin e arsenaleve bërthamore në kushte të caktuara.
“SHBA mirëpret angazhimin e Kinës për të marrë pjesë në negociatat për kontrollin e armëve”, tha Departamenti i Shtetit në një deklaratë.
Uashingtoni do të ftojë qeverinë kineze të marrë pjesë në mirëbesim në negociatat në Vjenë, të nisura në fund të qershorit, për të provuar zgjatjen e traktatit “New START”./ /ervo/