FOTO-“Paqe në Divjakë”/Braçe ftesë për ta vizituar: Koha ka ndalur aty

TIRANË, 5 korrik /ATSH – I. Vata/- Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka publikuar disa foto nga Divjaka ndërsa fton që ta vizitojnë, në një vend që sipas tij, ku gjen diellin, detin, lagunën, bimësinë e dendur dhe shpezët e egra bashkë me pelikanin kaçurrel.

“Paqe në Divjakë. Bëj ç’të duash prej mëngjesit-plazh, shëtitje nëpër park, në këmbë apo me biçikletë, vëzhgo pelikanët apo zogjtë e tjerë, hip në kullë në ajër, mbi pisha. Por, prenoto perëndimin në strugat e parkut me varkë. Është kështu. Koha ka ndalur aty, je ti, dielli qe bie dhe peshqit”, shprehet ai.

Divjakës është një zona më të bukura përgjatë zonës bregdetare të vendit dhe nga më të rëndësishmet në Mesdhe përsa i përket bukurive natyrore.

Divjaka ka një shumëllojshmëri habitatesh, delta lumenjsh, laguna, duna ranore, bimësi e egër, pylli me pishë të butë dhe të egër.

Po ashtu, Divjaka ka vlera historike, kulturore, arkeologjike me potenciale të mëdha për zhvillimin e turizmit.

Ndahet nga deti nëpërmjet një brezi të gjerë rëre, të mbuluar nga pylli i dendur, buzë te cilit ndodhet një plazh mjaft i madh. Karakteristike në këtë zonë është kolonia e Pelikanit Kaçurrel që tashmë është shpendi që ndiqet me interes nga turist vendas dhe të huaj. /a.g/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.