225,050 qytetarë u shërbyen vetëm gjatë muajit Qershor 2020 nga Drejtoria e Transportit Rrugor


TIRANË, 5 korrik/ATSH-A. Fortuzi/- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor, ka arritur një rekord historik sa i takon të ardhurave të grumbulluara gjatë muajit qershor 2020, duke arritur 123% të realizimit të planit.

Në statistikat e publikuara nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, rezulton se DRPSHTRR, u ka shërbyer gjatë muajit qershor 225 050 qytetarëve, ose 153% më shumë se numrit i qytetarëve të shërbyer në muajin qershor 2018, përkatësisht 147 609, apo 151% më shumë se një vit më parë, kur iu shërbye 149 129 qytetarëve.

Sipas statistikave, sa i takon të ardhurave, kjo drejtori arrit që për çdo 1 lekë të shpenzuar të merrte 1.7 lekë të ardhura.

Sipas statistikave rezulton se janë 1 032 shërbime të kryera në një orë. Të ardhura të arritura në vitin 2020 janë 211 204 000, 143% më shumë se dy vite më parë, 147 574 000 lekë, ndërsa janë arritur 141% më shumë të ardhura se në vitin 2019, 149 680 000 lekë. Sa i takon muajit qershor, janë 86 415 00 lekë më shumë këtë muaj qershor se sa muajin qershor 2019,  duke arritur  +41%.

Shërbimet janar qershor 2020 rezultojnë sërish më rritje, ku 925 666 qytetarë të shërbyer nga janari deri në qershor 2020,  108% më shumë se në vitin 2018, ku u shërbyen 860 566 dhe 98% më shumë se në vitin 2019, ku u shërbyen 947 025 qytetarë.

Në total janë 31 562 shërbime të ofruara, 7 789 janë shërbime për ndryshime pronësie të mjetit, 21 499 çertifikata dhe miratime për errësimin e xhamave,1 650 targa me përzgjedhje si dhe 624 shërbime janë për targa suvenir.

Nga janari në qershor u asistuan me informacion 23 114 qytetarë, 11 273 telefonata, 2 175 e-maile, 4 453 webchat, 4518 sms në rrjetet sociale, 145 raste të zgjidhura nga bashkëqeverisja, 3 470 vizitorë në ditë, 6 231 rezervime online në sportele.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.