PORTUGALI – Rishtetëzohet kompania ajrore TAP

LISBONË, 3 korrik /ATSH-AFP/ – Qeveria portugeze njoftoi sot rishtetëzimin e kompanisë ajrore TAP duke e rritur në 72,5% kapitalin për të shmangur që ajo të falimentojë për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

“Qeveria do të investojë 55 milionë euro për të rritur pjesën e saj të kapitalit të TAP nga  50% në 72,5%”, njoftoi në konferencë shtypi ministri i Financave Joao Leao, cituar nga stacioni televiziv TSF.

“Aktiviteti i TAP ka një rëndësi strategjike për vendin”, nënvizoi ministri duke nënvizuar se qeveria kishte ndërhyrë për të shmangur falimentimin e kompanisë.

Kufizimet e vendosura për të luftuar pandeminë e COVID-19 mbyllën kompanitë ajrore.

Qeveritë evropiane po ndërhyjnë masivisht për të shmangur falimentimin e grupeve më të mëdha, të tilla si Lufthansa dhe Air France./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.