JERUZALEM, 29 qershor /ATSH-AFP/ – Ministri izraelit i Mbrojtjes, Benny Gantz, tha sot se çdo aneksim në Cisjordaninë e pushtuar duhet të presë derisa të mbarojë pandemia e koronavirus të ri.
“Çdo gjë që nuk ka lidhje me betejën kundër COVID-19 do të duhet të presë deri pas virusit”, tha ai, ndërkohë që zyra e tij theksoi se ministri i referohej aneksimit.
Qeveria izraelite duhet të vendosë nga 1 korriku për zbatimin e planit amerikan për Lindjen e Mesme, e cila parashikon veçanërisht aneksimin nga Izraeli të vendbanimeve dhe luginës së lumit Jordan në Cisjordani.
Ky projekt ka ngjallur protestë të fortë nga palestinezët, si edhe nga shumica e vendeve europiane./ /ervo/