SHBA – Mbi 2,5 milionë raste me COVID-19

UASHINGTON, 28 qershor /ATSH-DPA/ – Shtetet e Bashkuara kanë konfirmuar më shumë se 2,5 milionë raste me koronavirus në të gjithë vendin, sipas një raporti nga universiteti Johns Hopkins.

Gjithashtu, virusi ka shkaktuar të paktën 125 435 viktima. Më shumë se në çdo vend tjetër.

Rritja e rasteve është më e dukshme në shtetet jugore dhe perëndimore, ku shumë prej tyre vendosën masa më pak të rrepta izolimi. Kalifornia, shteti më i populluar, edhe pse vendosi masa të rrepa, këtë javë regjistroi raste rekord.

Të enjten janë raportuar mbi 39 000 raste të reja.

Ndërsa shtetet me popullsi të madhe, si Florida dhe Teksasi, regjistruan këtë javë numra në rritje të rasteve, zyrtarët e shtetit shtrënguan sërish kufizimet në biznes./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.