ARABI SAUDITE – Riadi lejon pelegrinazhin në Mekë për një numër shumë të kufizuar besimtarësh

RIAD, 22 qershor /ATSH-AFP/- Arabia Saudite njoftoi sot se do të lejojë në fund të korrikut pelegrinazhin e madh mysliman në Mekë, një nga pesë shtyllat e Islamit, me një numër shumë të kufizuar ndjekësish, për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri, sipas agjencisë zyrtare të shtypit “SPA”.

“Vetëm personat e kombeve brenda mbretërisë saudite do të jenë në gjendje të kryejnë haxhin, në përputhje me masat paraprake, që synojnë frenimin e përhapjes së virusit”, tha agjencia.

Deri më tani, Riadi ishte në pasiguri për mbajtjen e këtij pelegrinazhi, një nga tubimet më të mëdha fetare në botë, i cili tërhoqi 2,5 milionë adhurues myslimanë në vitin 2019, sipas shifrave të ministrisë përgjegjëse për organizimin e tij./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.