Infektohen me COVID-19 dy vëllezërit Budina/ Rama: U uroj shërim të shpejtë, virusi po përfiton nga neglizhenca

TIRANË, 19 qershor/ATSH/ Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas lajmit për infektimin me COVID-19 të dy vëllezërve Edmond dhe Robert Budina.

Ai shpreh keqardhje që dy vëllezërit Budina pozitiv në testin për COVID-19, ndërsa u uron që ta kalojnë sa më lehtë.

Kryeministri bëri thirrje që të gjithë duhet të bëjnë kujdes maksimal pasi virusi po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave.

“Më vjen sinqerisht keq që dy vëllezërit Budina kanë rezultuar pozitiv në testin për Covid-19! U uroj ta kalojnë sa më lehtë dhe të kenë shërim të shpejtë! Të gjithë duhet të bëjmë kujdes maksimal sepse virusi s’ka ikur dhe po përfiton nga neglizhenca e qytetarëve ndaj rregullave!”, shprehet Kryeministri Rama.

/m.m/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.