SPANJË – Qeveria planifikon mbi 4,2 miliardë euro për rimëkëmbjen e turizmit

MADRID, 18 qershor /ATSH-AFP/- Qeveria spanjolle paraqiti sot një plan prej më shumë se 4,2 miliardë eurosh për të rimëkëmbur turizmin, shtylla e ekonomisë së saj, i shkatërruar nga pandemia e koronavirusit, por që, gjithsesi, janë vlerësuar si të pamjaftueshme nga sektori.

“Spanja po e hap sërish turizmin. Ne jemi një lider botëror, kjo është arsyeja pse çdo hap që bëjmë duhet të jetë një hap i sigurt”, tha kreu i qeverisë, Pedro Sanchez.

Plani është i bazuar kryesisht në kredi të garantuara nga shteti, moratoriume në hartime të pasurive të patundshme dhe zbritje të taksave të aeroportit për linjat ajrore.

Fondet, gjithashtu, do të financojnë zbatimin e protokolleve shëndetësore për të shmangur ngjitjen e virusit.

Ky plan, i shoqëruar me një fushatë për të inkurajuar spanjollët që të udhëtojnë në vendin e tyre këtë verë, u zbulua tri ditë para rihapjes së kufijve me Bashkimin Europian dhe zonën Shengen, e planifikuar për të dielën.

Hapja për vendet jashtë BE-së do të bëhet gradualisht nga 1 korriku, në varësi të respektimit të standardeve shëndetësore./ /ervo/

 

 

 

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.