UASHINGTON, 18 qershor /ATSH-AFP/ – Rreth 1,5 milionë persona paraqitën javën e fundit kërkesën për papunësi në SHBA, më shumë sesa pritshmëritë e analistëve, sipas shifrave të publikuara sot nga Departamenti i Punës.
Të dhënat e reja tregojnë për një papunësi të vazhdueshme, pasi shpërthimi i COVID-19 dhe kufizimet kanë dëmtuar tregun e punës.
Ministria thekson se ky numër i regjistruar për të tetën javë më 13 qershor është në rënie, në krahasim me një numër të rishikuar në rritje 1 566 nga 1 542, vlerësuar fillimisht për javën e kaluar.
Analistët kishin pritur 1,35 milionë kërkesa të reja.
Raporti mujor i punës së Zyrës së Statistikave të Punës tregoi një rënie të papritur të shkallës së papunësisë, në 13,3 %.
FED parashikon që papunësia të jetë mesatarisht 9,3 % në vitin 2020./ /ec/