Ministeriali i Mbrojtjes/ Xhaçka: Shqiptarët nuk janë vetëm në përballjen me COVID-19

TIRANË, 18 qershor/ATSH/ Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka deklaroi sot se “qytetarët shqiptarët nuk janë vetëm në përballjen me koronavirusin”.

Në përfundim të Ministerialit të Mbrojtjes, i cili u zhvillua për dy ditë online, Xhaçka tha se “përgatitja e mundshme për një valë të dytë të COVID-19 është një mesazh shumë i qartë për të gjithë botën”.

“Dhe mbi të gjitha për të gjithë qytetarët tanë, që të dëgjojnë dhe të marrin kurajo se nuk janë vetëm në këtë sfidë. Për këtë është NATO-ja”, tha Xhaçka.

Xhaçka theksoi se “Forcat e Armatosura të Shqipërisë kanë fituar respektin e të gjithë qytetarëve tanë për shërbimin e tyre të jashtëzakonshëm në kohën e krizës”.

“Komuniteti i Emergjencave Civile të NATO-s meriton mirënjohjen tonë për rritjen e rezistencës dhe gatishmërisë civile”, tha Xhaçka./m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.