Kërkesa ligjore/ Shoqëritë aksionare, përditësim të listës së aksionerëve të regjistruar

TIRANË, 15 qershor/ATSH/ Shoqëritë aksionare së bashku me bilancin vjetor kontabël dhe raportin e auditimit, duhet të njoftojnë në rast se kanë kryer ndryshime, listën e plotë të aksionerëve të regjistruar me të dhënat e tyre të identifikimit për aksionet nominative, si dhe numrin e përgjithshëm të të gjitha aksioneve të saj.

Qendra Kombëtare e Biznesit (QKB) u kujton këtyre shoqërive se në zbatim të ligjit “Për Regjistrimin e Biznesit”, mosrespektimi i këtij detyrimi përbën kundëravajtje administrative dhe dënohet me gjobë në masën 100 mijë lekë.

Përditësimi i listës së aksionarëve duhet të depozitohet në regjistër në një aplikim të veçuar nga bilanci, në mënyrë që gjendja e regjistrit të jetë e përditësuar sipas gjendjes së re të shoqërisë. /a.gjonaj/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.