PHENIAN – Dy Koretë ndërpresin kanalet e komunikimit

PHENIAN, 9 qershor /ATSH-ANSA/ – Koreja e Veriut ka njoftuar se do të ndërpresë kanalet e komunikimit ushtarak dhe politik me Korenë e Jugut.

Ky vendim, sipas autoriteteve të Phenianit, vjen si një reagim ndaj një iniciative të disa aktivistëve koreano-jugorë, të cilët ditët e fundit kanë arritur të dërgojnë materiale propagandistike në Jug dhe Veri kundër Koresë së Veriut.

”Pheniani do të ndërpresë plotësisht linjat e lidhjes midis autoriteteve Veriore dhe Jugore duke filluar nga ora 12:00 e 9 qershorit”, tha agjencia koreano-veriore e lajmeve, KCNA./ /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.