GJERMANI – Lufthansa garanton fluturime kthimi gjatë pandemisë

BERLIN, 7 qershor /ATSH-DPA/ – Linja ajrore gjermane, Lufthansa do i ofrojë pasagjerëve një garanci për fluturime kthimi gjatë pandemisë së koronavirusit, deklaroi shefi ekzekutiv, Carsten Spohr.

“Kushdo që dëshiron të kthehet në Gjermani, do të kthehet”, theksoi Spohr për gazetën “Frankfurter Allgemeine”.

“Qoftë për faktin se vizitorët nuk mund të hyjnë në destinacion për shkak të temperaturës së lartë, ata duhet të karantinohen atje, por në të gjitha këto rastet do të ketë fluturim të garantuar kthimi”, shtoi Spohr.

Ai nuk hyri në detaje, por gjithashtu shprehu besimin se kërkesa për udhëtime private do të kthehej shumë shpejt./ /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.