IRAN – Rohani: Asnjë zgjidhje tjetër veç lehtësimit të masave antiCOVID-19

TEHERAN, 6 qershor /ATSH-DPA/ – Presidenti iranian, Hassan Rohani tha sot se është në favor të një lehtësimi të mëtejshëm të kufizimeve për të frenuar përhapjen e koronavirusit, pavarësisht numrit të spikatur të infeksioneve të reja.

“Ne nuk kemi zgjidhje tjetër, përveç se të lejojmë njerëzit të fillojnë punën e tyre në të njëjtën kohë kur luftojnë pandeminë”, deklaroi Rohani.

”Prandaj, qendrat e kujdesit ditor dhe kinematë do të lejohen të rihapen nga mesi i qershorit”, shtoi ai, ”në kushte të rrepta dhe në përputhje me kërkesat e higjienës”.

”Xhamitë lejohen të rihapen, përfshirë edhe për faljen e së premtes”, njoftoi Rohani në faqen e tij të internetit.

Koncertet gjithashtu do të lejohen përsëri.

Irani ka deri tani 167 156 raste të koronavirusit dhe 8 134 vdekje të lidhura me virusin, sipas shifrave të Organizatës Botërore të Shëndetësisë./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.