Gara për parkun fotovoltaik të Karavastasë/ Spektakël standardesh dhe faqe e re në jetën e sektorit elektroenergjetik

TIRANË, 27 maj/ATSH/ Kryeministri Edi Rama e cilësoi sot një spektakël standardesh dhe një faqe të re në jetën e sektorit elektroenergjetik shqiptar, garën ndërkombëtare për parkun fotovoltaik të Karavastasë.

“Çfarë spektakli standardesh dhe rezultati gara ndërkombëtare për parkun fotovoltaik të Karavastasë, parku më i madh me energji diellore në Ballkan”,tha Rama.

Kryeministri theksoi se janë “mbi 100 milionë euro investim i huaj direkt nga kompania franceze “voltalia” me një çmim fantastik”.

“Një faqe e re në jetën sektorit elektroenergjetik shqiptar”, tha Rama. /m.m/j.p/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.