FUTBOLL – Ibrahimoviç dëmtohet gjatë stërvitjes

ROMË, 25 maj /ATSH-DPA/ – Ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimoviç pësoi një tërheqje në muskul, ndërsa po stërvitej në kampin Milanello të ekipit, deklaroi një zëdhënës për klubin e Serisë A.

Lojtari suedez 38-vjeçar, dëmtoi pulpën gjatë një ndeshje që përmbylli një seancë stërvitore, por u largua pa përdorur paterica. Shkalla e dëmtimit do të vlerësohet të martën.

Ibrahimoviç u kthye nga Suedia në 11 maj, dy muaj pasi u largua si pasojë e izolimit.

Ai u trajnuar me klubin “Hammarby” të Stokholmit, të cilin e ka në pronësi, për një pjesë të qëndrimit në Suedi. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.