TIRANË, 23 maj/ATSH/ Në bashkitë e qarkut të Vlorës vijon shpërndarja e ndihmave për familjet në nevojë dhe të moshuarit.
Prefekti i qarkut të Vlorës, Flamur Mamaj, tha për ATSH-në se “dje u shpërndanë 291 pako ushqimore nga rezervat e shtetit për familjet në nevojë dhe pensionistët”.
“Këto ndihma u shpërndanë në të gjitha bashkitë e qarkut të Vlorës, Delvinë, Himarë Selenicë, Sarandë, Konispol, Vlorë dhe Finiq “, – tha Mamaj.
Në qarkun e Vlorës po vijohet edhe me inspektime të rrepta për zbatimin e masave.
“Në kuadër të masave lehtësuese Covid-19 kam zhvilluar takime me grupin ndërinstiticional të monitorimit dhe inspektimit, i përbërë nga Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor, Inspektoriati Punës dhe Shërbimeve Shoqërore, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, Drejtoria Rajonale e Tatimeve, Drejtoria Vendore e Policisë, me qëllim monitorimin dhe këshillimin e bizneseve në kategorinë e bar-restorant, mbi respektimin e protokollit të masave lehtësuese Covid-19”, – tha Prefekti.
Në të gjithë vendin vijon ende shpërndarja e ndihmave për pensionistët e vetmuar dhe familjet në nevojë kudo në Shqipëri./k.s/ /a.g/