SEUL, 17 maj /ATSH-DPA/ – Pas rritjes së numrit të të infektuarve në një klub nate në Seul në fillim të këtij muaji, autoritetet shëndetësore njoftuan me optimizëm se situata është nën kontroll.
Ministri i Shëndetësisë, Park Neung Hoo deklaroi se shkalla e infeksioneve është stabilizuar në një nivel më të ulët.
“Nëse ky trend vazhdon, atëherë pasojat e grupit të të infektuarve në Itaewon janë nën kontroll”, theksoi ajo.
Gjithashtu paralajmëroi se rreziku i transmetimit të virusit qëndron ende, prandaj duhet treguar kujdes. / /sara/