SINGAPOR – Rikthehet rritja e çmimit të naftës pas masave lehtësuese të kufizimit

SINGAPOR, 5 maj /ATSH-AFP/ – Çmimet e naftës kanë vazhduar rritjen në Azi pas shenjave të përmirësimit të pandemisë ndërkohë që ekonomitë e mëdha të prekura nga koronavirusi i ri kanë filluar të lehtësojnë kufizimin dhe prodhuesit kryesorë kanë reduktuar prodhimin.

Çmimi i WTI-së amerikane për qershorin është rritur me 7,26% duke arritur në 21,87 dollarë për fuçi në shkëmbimet e mëngjesit.

Çmimi i naftës Brent nga Deti i Veriut, pikë referimi në tregun ndërkombëtar, për korrikun, u rrit me 3,86% duke arritur në 28,25 dollarë.

“Çmimet e naftës më në fund po tregojnë shenja përmirësimi dhe po reagojnë pozitivisht”, theksoi eksperti i tregut botëror AxiCorp, Stephen Innes.

“Rezervat kanë filluar të zvogëlohen me shpejtësi me shenja të përmirësimit të kërkesës pasi kursimet e rëndësishme janë në prag të rihapjes”, shtoi ai./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.