ANKARA, 28 prill /ATSH-AA/- Turqia konfirmoi sot 92 viktima të tjera nga koronavirusi gjatë 24 orëve të kaluara, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve në 2 992, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.
Numri i përgjithshëm i rasteve të infektimit u rrit në 114 653, pasi 2 392 më shumë njerëz u testuan pozitivë me virus.
“Një total prej 5 018 pacientësh kanë lënë spitalet vetëm në 24 orët e fundit, 38 809 në total”, tha ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në Twitter.
Sipas tij, numri i pacientëve në kujdesin intensiv dhe pacientët të intubuar vazhdoi të bjerë./ /ervo/