TIRANË, 26 prill /ATSH – I. Vata/- Zëvendëskryeministri Erion Braçe tha sot se vijon puna për kopshtin e ri në Çermë të Divjakës, pas 40 vitesh.
Braçe tha se “vijon të shkojë përpara puna në kopshtin e ri në Çermë Sektor, Divjakë.
“Pas 40 vitesh ndërtohet një kopsht këtu dhe as do ngjaj me sivëllaun e para 40 vitesh. Jemi duke veshur godinën me kapotë për të ruajtur temperaturën e brendshme, po vendosen të gjitha instalimet elektrike, hidraulike dhe të sistemit ngrohës. Besoj fort që kapotimi mbaron sot për të nisur pastaj me suvatimet jashtë e shtrimet brenda”.
Po ashtu Braçe tha se ne merremi me punë ndërsa puna e opozitës dhe e liderit të saj Lulzim Basha janë llafet. “Në punë, puna me vepra, puna vlen, llafet puna e Lulit”, tha ai. /a.a/