GREQI – ”Standard and Poor’s” ul parashikimin për shkak të COVID-19

ATHINË, 25 prill /ATSH-ANSA/ – Agjencia e vlerësimit ”Standard & Poor’s” ka ulur parashikimin për Greqinë në valën e pandemisë së koronavirusit nga “pozitive” në “e qëndrueshme”, por ka ruajtur vlerësimin BB-/B.

Sipas agjencisë, ekonomia greke do të pësojë një recesion me një tkurrje të PBB-së prej rreth 9% në vitin 2020, por nuk përjashton një rikuperim në vitin 2021.

Pas një krize borxhi që zgjati pothuajse një dekadë dhe humbjen e pothuajse një të katërtën e PBB-së , vendi kishte parashikuar rritje prej të paktën 2,4% deri në vitin 2020.

Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis paralajmëroi kohët e fundit për një recesion të mundshëm “të thellë” pas pandemisë Covid-19, duke parashikuar një rikuperim në vitin 2021.

Javën e kaluar edhe ”Moody’s” e uli perspektivën e tij për bankat greke nga “pozitive” në “të qëndrueshme”./ a.jor.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.