Operacioni humanitar/ Prefekti Aliaj për ATSH: 93 familje u ndihmuan me pako ushqimore, 116 me produkte mjekësore dhe 260 me shërbime të tjera

TIRANË, 24 prill/ATSH/ “Në qarkun e Gjirokastrës vijon shpërndarja e ndihmave dhe ofrimi i asistencës për shtresat në nevojë, ku konkretisht dje janë asistuar me produkte ushqimore 93 familje, me produkte mjekësore 116 familje, me shërbime të tjera 260 familje”, – deklaroi prefekti i Gjirokastrës, Astrit Aliaj për ATSH-në.

Prefekti Aliaj tha se “në të gjitha njësitë e vetëqeverisjes vendore kanë vazhduar procesin e ndarjes se ndihmave ushqimore dhe pakove me medikamente mjekësore”.

Sipas tij, nga bashkitë e qarkut Gjirokastër po shpërndahen ndihma dhe po ofrohet asistencë për shtresat në nevojë.

“Konkretisht janë asistuar të ndara sipas bashkive në bashkinë Gjirokastër, 10 pako ushqimore 10, 57 mjekësore 57, 175 të tjera në bashkinë Memaliaj 31 ushqimore 31,  5 mjekësore, 10 të tjera, në bashkinë Përmet 20 pako ushqimore, 46 të tjera, në Këlcyrë 32 pako ushqimore, 52 mjekësore dhe 29 të tjera”, – tha Aliaj.

Njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe degët territoriale kanë vazhduar punën e tyre në zbatim të detyrimeve ligjore dhe planit të veprimit të prefektit të qarkut për situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19./k.s/ /a.g//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.