SHBA – Arrin në 46 583 numri i viktimave nga COVID-19, 1 738 në 24 orë

UASHINGTON, 23 prill /ATSH-AFP/ – SHBA-ja regjistroi 1 738 të vdekur si pasojë e koronaavirusit të ri, një bilanc në rënie në raport me një ditë më parë, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Ky bilanc ditor e çon në 46 583 numrin total të të vdekurve që prej fillimit të pandemisë në SHBA, zyrtarisht vendi më i prekur nga COVID-19 në botë.

Fuqia e parë ekonomike numëron tashmë më shumë se 839 675 persona të infektuar me koronavirusin e ri, sipas të dhënave të aktualizuara në vazhdimësi.

Rreth 4,5 milionë persona janë testuar në vend.

Nju Jorku është epiqendra e epidemisë së COVID-19 në SHBA, edhe pse duket se shteti e ka kaluar më të keqen e krizës./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.