EGJIPT – Lehtësohen masat kundër koronavirusit gjatë Ramazanit

KAJRO, 23 prill /ATSH-DPA/ – Egjipti do të lehtësojë kufizimet e koronavirusit gjatë muajit të shenjtë mysliman të Ramazanit, që do të fillojë të premten.

“Gjatë Ramazanit, shtetrrethimi do të fillojë një orë më vonë, në 21:00 me orën lokale dhe do të zgjasë deri në 06:00 të mëngjesit”, deklaroi kryeministri, Mostafa Madbouli.

Egjipti vendosi shtetrrethimin mbarëkombëtar në 25 mars, në përpjekje për të kufizuar përhapjen e koronavirusit.

Në vend, ku numërohen rreth 100 milionë banorë, janë raportuar gjithsej 3 659 raste dhe 276 vdekje.

Madbouli deklaroi se gjatë Ramaznit, dyqanet dhe qendrat tregtare do të lejohen të punojnë çdo ditë gjatë gjithë javës deri në orën 5 të mëngjesit. / /sara/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.