GJERMANI – BQE shpall masa të reja mbështetëse për bankat gjatë pandemisë së COVID-19

FRANKFURT, 22 prill /ATSH-AFP/- Banka Qendrore Europiane, BQE, njoftoi sot se mund të pranojë obligacione të degraduara në kategorinë “të kalbura” si kolateral për kreditë e bankave.

Kjo është një masë e re e ndërmarrë nga BQE me synimin për të mbështetur sistemin financiar europian në mes të krizës së shkaktuar nga pandemia e koronavirusit të ri.

“Qëllimi i këtyre rregullave të reja është të mbështesin aftësinë e bankave për të dhënë hua që ato të vazhdojnë të ofrojnë burime financiare për ekonominë e zonës së euros”, njoftoi BQE në një deklaratë./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.