NJU DELHI, 20 prill /ATSH-DPA/ – India po lejon rifillimin e disa aktiviteteve, përfshirë dhe ndërtimin e infrastrukturës në zonat rurale, për të siguruar lehtësira për punonjësit dhe njerëzit e varfër të goditur nga zgjatja e izolimit të koronavirusit.
Lehtësimi i masave fillon sot, në një kohë kur India regjistroi pikën më të lartë të rasteve ditore, me 1 550 raste të reja, duke e çuar në mbi 17 200 numrin e përgjithshëm të rasteve me COVID-19.
Koronavirusi ka shkaktuar 543 viktima.
Javën e kaluar India zgjati izolimin mbarëkombëtar deri më 3 maj dhe shtoi se kufizimet do të lehtësohen vetëm në zonat rurale, ku nuk janë regjistruar raste me virus.
Lehtësimi i masave ndikon dhe në sektorin e bujqësisë, në të cilin është punësuar më shumë se gjysma e fuqisë punëtore të vendit. / /sara/