AZI – Nafta amerikane nën 15 dollarë, niveli më i ulët prej dy dekadash

SINGAPOR, 20 prill /ATSH-AFP/ – Çmimi i një fuçie naftë bruto amerikane u ul sot me rreth 20% me më pak se 15 dollarë njësia në Azi, niveli më i ulët që prej më shumë se dy dekada, për shkak të uljes së kërkesës botërore si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Një fuçi naftë amerikane West Texas Intermediate (WTI) shënoi një rënie prej më shumë se 18,7% duke u shitur me 14,84 dollarë njësia në këmbimet e para aziatike, ndërkohë që një fuçi naftë Brent nga Deti i Veriut u ul me 1,5% duke u shitur me 27,64 dollarë për fuçi.

Tregjet e naftës janë zhytur në javët e fundit në nivelin e tyre më të ulët që prej gati njëzet viteve, pasi bllokimi dhe shtrëngimi i udhëtimeve në të gjithë botën kanë një ndikim të fortë në kërkesë.

Kriza u përkeqësua pasi Arabia Saudite, anëtare e OPEC, filloi një luftë çmimesh me Rusinë, e cila nuk është anëtare e kësaj organizate.

Të dy vendet i dhanë fund mosmarrëveshjeve të tyre në fillim të muajit duke rënë dakord, me vendet e tjera, të zvogëlojnë prodhimin e tyre prej gati 10 milion fuçi në ditë për të stimuluar tregjet e prekura nga virusi./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.