TIRANË, 19 prill/ATSH/-Sheshet dhe parqet kryesore në kryeqytet janë tejmbushur sot nga fëmijët që argëtohen, duke sjellë sërish gëzimin e shijimit të lirisë pas një periudhë 40 ditorë në izolim prej COVID-19.
Mbi një muaj të mbyllur në shtëpitë e tyre, fëmijët kanë rikthyer sot shpresën dhe gjallërinë e munguar gjatë gjithë kësaj kohë në të gjithë vendin, ku si kurrë më parë rrugët dhe sheshet kanë qenë të zbrazura.
Kryeministri Edi Rama ka publikuar videon me pamje të fëmijëve nga Kodrat e Liqenit Artificial, Bulevardi i Ri si edhe nga këndet e lojërave.
Fëmijë që argëtohen dhe nëna që shijojnë momentet duke fotografuar fëmijët teksa luajnë, janë pamjet qe vijnë nga Kryeministri Rama. z.tosku/ /a.g/