Autorizimi për lëvizje me makinë vetëm në e-Albania, penalizime kush ka më shumë se një person në automjet

TIRANË, 17 prill /ATSH/ “Në javën e ardhshme në platformën e-Albania do merret njësoj si për këmbësorët një autorizim javor për të gjithë ata që janë në punët e lejuara”, tha Kryeministri Rama.

Gjithashtu, Rama theksoi se, “automjeti do të mund të lëviz për vajtje dhe ardhje në punë me vetëm një njeri tjetër brenda në sediljen e pasme, i cili mund të jetë vetëm një koleg në të njëjtin vend pune”.

” Kush merr leje duhet ta lexojë mirë pasojën penale që vjen nga shkelja e mundshme duke mësuar mësuar nga eksperienca e mëparshme, ne do të bëjmë që nesër, mbase që sot pasdite, një test dhe do të provojmë mirëfunksionimin e këtij instrumenti që i jep fund një faze aplikimesh në Policinë e Shtetit, me e-mail ku sigurisht edhe për shkak të shtrëngesave dhe kujdesit të madh të treguar nga policia ka pasur masivisht refuzime dhe brenda atyre refuzimeve edhe raste refuzimesh apo mospërgjigje që kanë shkaktuar dhimbje koke. Ndjesë për ato, por shëndeti mbi të gjitha”, tha Rama.

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.