TIRANË, 16 prill/ATSH/ Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj, deklaroi sot se “në aktin e dytë normativ ne kemi prekur shpenzimet buxhetore dhe akomodimi i të gjithë paketës së dytë prej 7 miliardë lekë është bërë pa prekur deficitin e përcaktuar me gati 3.9 % të paketës së parë ose të aktit normative të parë”.
Në një intervistë televizive, Denaj tha se “akti normative i sotëm e konfirmoi deficitin buxhetor në 3.9%, por në fillim të vitit ne erdhëm me propozim prej 2.2% ne e kemi zgjeruar deficitin buxhetor me aktin normativ të marsit dhe me vendimin e sotëm të parlamentit”.
“Ndryshimet që u miratuan sot janë ndryshime që edhe më parë janë komunikuar sepse kanë kaluar me aktet normative të aprovuara nga Këshilli i Ministrave , të cilat për një periudhë të caktuar kohe kanë pasur fuqinë e ligjit, dhe sot janë ratifikuar”,- theksoi Denaj.
Ministrja Denaj u shpreh se “ato kanë të bëjnë me ndryshimet në buxhet, të cilat kanë akomoduar ndryshimet dhe shpenzimet që janë anoncuar në paketën e parë, një paketë prej 12 miliardë lekësh, që klasifikohet në disa zëra, së pari një fond për shëndetësinë si një fonde emergjence për shëndetësinë për të akomoduar nevojat e pajisjeve mjekësore me gati 2.5 miliardë lekë, një fond emergjence për të akomoduar nevojat e mbështetjes të shtresave në nevojë, sociale si dhe një fond prej 6.5 miliardë lekësh, që ka të bëjë me mbështetjen për pagën e luftës, për fondin e papunësisë dhe fondin e mbështetjes sociale si dhe 1 miliard lekë të reja që iu shtuan fondit rezervë të gjitha këto janë pjesë e paketës së parë”.
Sigurisht, shtoi ajo, në paketën e parë është anoncuar edhe fondi i garancisë prej 11 miliardë lekësh.
“Më herët këtë javë Kryeministri Rama anoncoi paketën e dytë e cila ka një mbështetje prej gati 7 miliardë lekësh. Ne kemi përgatitur aktin normative dhe kemi akomoduar në aktin normative të rishikimit të buxhetit, 7 miliardë lekëshin “, – tha Denaj.
Sipas saj, nëse i referohemi paketës së parë ne nuk kemi prekur tavanet buxhetore.
“Akti normative që shoqërohet edhe me pasqyrat fiskale ka një rritje të defiçitit buxhetor dhe pse e realizuam këtë, pasi është e nevojshme që në muajin mars që është fillimi i betejës me këtë sëmundje dhe sikurse jemi në mes të fazës, kishte nevojë për të parë se kush janë ato shpenzime buxhetore për t’u prekur”-, tha Denaj./k.s/ /a.g/