SHBA – Uashingtoni kërkon ndryshimin radikal të OBSH-së

UASHINGTON, 14 prill /ATSH-AFP/- SHBA kërkon të ndryshojnë rrënjësisht funksionimin e Organizatës Botërore të Shëndetit, OBSH, të cilën e ka kritikuar me forcë në lidhje me menaxhimin e fillimit të pandemisë COVID-19, tha sot kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.

“OBSH nuk bëri gjënë e duhur në fillim”, tha ai në një intervistë në një radio në Florida.

Presidenti ka kërcënuar të pezullojë kontributin e Uashingtonit në OBSH dhe ka premtuar për marrjen e një vendimi këtë javë, në lidhje me këtë.

“Në të kaluarën, OBSH ka bërë një punë të mirë. Fatkeqësisht, këtë herë ajo nuk ka bërë më të mirën e saj dhe ne duhet të sigurohemi që të bëjmë një ndryshim rrënjësor”, shtoi Pompeo./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.