TIRANË, 13 prill/ ATSH-A. Fortuzi/ Policia e Shtetit ka nisur nga e hëna, operimin në terren me dronë, për identifikimin e personave që thyejnë karantinën apo orarin e shkeljes së ndalim qarkullimit.
Sipas njoftimit të Policisë, i cili shoqërohet edhe me video, “punonjësit e Policisë janë trajnuar për t’i përdorur këto dronë në zonat urbane”.
“Dronët kanë aftësi të identifikojnë në distancë, tarraca apo rrugica, qytetarë që tentojnë t’u shmangen patrullave policore. Pas kësaj, ndërhyjnë agjentët për të ndaluar shkelësit. Dronët kanë aftësi të transmetojnë online komunikimin e agjentit të Policisë tek shkelësi”, sqaron Policia.
“Gjithashtu, mund të përdoren në kushte errësire, pasi kanë ndriçues, madje edhe kamera termike”, nënvizon Policia në njoftimin e publikuar të hënën. /j.p//r.e/