Gjithçka e mbyllur nga nesër në 13:00 deri të hënën në 05:00/ Rama: Nga e hëna, fasha orare zgjatet deri 17.30

TIRANË, 10 prill/ATSH/ Kryeministri Edi Rama informoi se “nesër është dita e fundit me fashën orare deri në 13:00, ndërsa nga nesër në 13:00 deri të hënën në 05:00 gjithçka do të jetë e mbyllur dhe të gjithë në shtëpi.

Kryeministri tha se “nga e hëna, fasha orare do të zgjatet deri 17:30 dhe autorizimet për lejedalje për pazar do të jenë 90 minuta”.

“Pak nga pak dhe me durim, do të dalim me kokën lart nga kjo luftë”, shtoi Rama.

/m.m//r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.