FRANCË – Oxfam: 500 milionë persona në botë të kërcënuar nga varfëria si pasojë e COVID-19

PARIS, 9 prill /ATSH-AFP/ – Një gjysmë miliardë persona më shumë në botë mund të preken nga varfëria nëse planet mbështetëse nuk zbatohen shpejt për vendet më të varfëra, konfirmoi OJQ-ja Oxfam.

Në një raport të titulluar “Çmimi i dinjitetit”, Oxfam thekson se mes 6% dhe 8% të popullsisë botërore mund të preken nga varfëria pasi qeveritë kanë mbyllur ekonomi të tëra me qëllim për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Kjo mund të shkaktojë në shkallë botërore një rënie prej dhjetë vitesh në luftën kundër varfërisë dhe një rënie prej 30 vitesh në rajone të caktuara si në Afrikën Sub-Sahariane, Lindjen e Mesme ose Afrikën e Veriut, pasi më shumë se gjysma e popullsisë së botës është e kërcënuar të bjerë nën kufirin e varfërisë pas pandemisë”, shtoi i njëjti burim.

Oxfame bëri ​​këtë paralajmërim përpara takimeve të FMN dhe Bankës Botërore në prill dhe ministrave të financave të G20, që do të mbahen virtualisht./ /ec/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.