VIDEO/ Burreli i boshatisur pas orës 13:00, qytetarët zbatojnë masat ndaj COVID-19 dhe distancimin social

TIRANË, 8 prill /ATSH – I. Vata/-Banorët e Burrelit vijojnë të respektojnë masat e vendosura nga autoritetet shtetërore për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Agjencia Telegrafike Shqiptare sjell sot pamje nga Burreli ku pas orës 13:00 shihen rrugët e boshatisura, ndërsa qytetarët qëndrojnë në banesat e tyre.

Në rrugët e Burrelit sot nuk dallohej asnjë lëvizje njerëzish apo automjetesh private, ndërkohë që bashkia ka vijuar me vijëzimin e rrathëve të verdhë në çdo pikë shërbimi publik me qëllim që qytetarët të zbatojnë distancimin social.

Në kuadër të frenimit të përhapjes së koronavirusit në Shqipëri, qeveria ka kufizuar lëvizjen në gjithë territorin e vendit me autorizim brenda fashës orare, nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 13:00.

Pas kësaj ore të vetmet automjete që lejohet të qarkullojnë janë ato të Policisë së Shtetit, si dhe mjetet e transportit të mallrave për furnizimin e ushqimoreve. /a.a/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.