KIEV, 6 prill /ATSH-DPA/ – Zjarrfikësit në zonën e ndalim-kalimit në Çernobil, në veri të Ukrainës, hynë sot në ditën e tyre të tretë të luftës me zjaret në zonë, ende të kontaminuar me rrezatim nga katastrofa e termocentralit bërthamor, më shumë se tre dekada më parë.
”Rrezatimi në zonë ishte 16 herë më i lartë se niveli normal”, tha në një deklaratë një zyrtar i lartë i Ministrisë ukrainase të Mjedisit, Egor Firsov.
”Rreth 25 hektarë tokë pyjore brenda zonës morën flakë”, tha Shërbimi i Urgjencës Shtetërore në një deklaratë.
Asnjë viktimë nuk është raportuar.
Rreth një e katërta e flakës ishte në zonën e Çernernobilit.
Zjarri u raportua të ishte përhapur në një sipërfaqe prej më shumë se 100 hektarësh gjatë fundjavës.
Rreth 140 zjarrfikës kanë punuar për shuarjen e zjarrit.
Shkrirja dhe shpërthimi i reaktorit bërthamor në vitin 1986, rreth 100 kilometra në veri të Kievit, konsiderohet katastrofa më e madhe bërthamore në histori./ a.jor.