PARIS – Le Maire: Franca mund të përjetojë këtë vit rënien më të madhe ekonomike që nga viti 1945

PARIS, 6 prill /ATSH-AA/- Ministri francez i Ekonomisë, Bruno Le Maire ka njoftuar se vendi i tij për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19) mund të përjetojë këtë vit rënien më të madhe ekonomike që nga viti 1945.

“Rënia më e keqe që Franca ka shënuar që nga viti 1945 e deri më tani ka qenë – 2.2 % në vitin 2009 pas krizës së madhe financiare në vitin 2008. Me shumë mundësi këtë vit do të jemi në mbi -2.2 % “, tha ministri francez.

Ndërkohë sipas të dhënave të qeverisë, në vend është rritur në 5 milionë numri i njerëzve që kanë mbetur pa punë për shkak të COVID-19. Personat e larguar nga puna do të marrin nga shteti 70 % të pagës bruto si pagesë papunësie. /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.