COVID-19 – Guvernatori i Nju Jorkut zgjat masat kufizuese kundër pandemisë

NJU JORK, 6 prill /ATSH-AFP/- Guvernatori i shtetit të Nju Jorkut, Andrew Cuomo, epiqendra e epidemisë së COVID-19 në SHBA, njoftoi sot se do t’i zgjasë deri më 29 prill masat e kufizimit që detyrojnë mbylljen e shkollave dhe të të gjitha aktivitetet jo thelbësore.

“Nëse kurba zbret dhe shkalla e infektimit zvogëlohet, kjo do të thotë se distancimi shoqëror po funksionon, ai duhet të vazhdohet dhe aktivitetet jo thelbësore do të qëndrojnë të mbyllura deri më 29 prill”, tha Cuomo, në konferencën e tij të përditshme për shtyp.

“Tani nuk është koha për t’u çlodhur”, shtoi ai, ndërsa numri i vdekjeve të reja ditore është stabilizuar në dy ditët e kaluara në shtet./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.