TEL AVIV, 5 prill /ATSH-DPA/- Spitali “Ichilov” në Izrael lejoi të afërmit për t’i thënë lamtumirën të dashurve që humbin jetën nga koronavirusi dhe i bëri thirrje spitaleve të tjera që të ndjekin të njëjtin shembull.
“Historitë e pacientëve që vdesin vetëm janë tmerruese për mua si qenie njerëzore dhe si menaxher”, deklaroi drejtori i përgjithshëm i spitalit, Roni Gamzu.
Ai shtoi se sistemet shëndetësore nuk ishin shumë fleksibël dhe kështu formuluan udhëzime, që lejojnë anëtarët e familjes, me veshje mbrojtëse të siguruara nga spitali, të thonë lamtumirë me të dashurit e tyre.
“Kjo është detyra jonë morale si staf mjekësor dhe si qenie njerëzore.Unë besoj se pjesa tjetër e botës do të ndjekë shembullin tonë, ashtu siç duhet”, theksoi Gazmu. / /sara/