TIRANË, 5 prill /ATSH – I. Vata/- Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka reaguar sot në lidhje me mbylljen e kufirit, Shqipëri-Greqi duke e konsideruar si një akt të papërgjegjshëm
Basha shprehet se “Mbyllja e kufirit për dhjetëra shqiptarë në tokën neutrale Shqipëri-Greqi dhe ndalimi i tyre për të hyrë në atdhe e për t’u kthyer në shtëpitë e tyre, është një akt kriminal dhe i papërgjegjshëm”.
Basha tha se “qeveria shqiptare është përgjegjëse për jetën e çdo shqiptari. Kushtetuta e Shqipërisë e detyron qeverinë të mos lërë pa atdhe asnjë shqiptar. Ata nuk mund të trajtohen kurrë sesi si refugjatë nga shteti i tyre”.
“Tragjedia që po luhet prej 4 ditësh para syve tanë me jetët e dhjetëra shqiptarëve duhet të marrë fund sot!”, tha ai. /j.p/