COVID-19/ Ndërron jetë 67-vjeçari në spitalin Infektiv, shkon në 18 numri i viktimave

TIRANË, 4 prill/ATSH/ Një 67-vjeçar nga Tirana i konfirmuar me COVIS-19 ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në spitalin Infektiv.

Përfaqësuesja e Institutit të Shëndetit Publik, Marjeta Dervishi, tha në komunikimin për mediet se “pacienti ishte i shtruar prej 13 ditësh në spitalin Infektiv, prej 6 ditësh ishte i intubuar dhe në hemodializë që e kryente brenda Spitalit Infektiv”.

“Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, 67-vjeçari ka ndërruar jetë”, – tha Dervishi.

Dervishi u shpreh se “Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjes të të ndjerit”.

Deri tani 18 persona kanë ndërruar jetë nga COVID-19 në Shqipëri. /k.s/j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.