NJU JORK, 3 prill /ATSH-AA/- Aktori hollivudian Leonardo DiCaprio ka themeluar një organizatë në ndihmë të viktimave të pandemisë të koronavirusit të ri COVID-19.
Organizata e quajtur ”Fondi Amerikan për Ushqim”, së shpejti do të fillojë punën dhe në krye të saj do të jetë aktori i famshëm dhe filantropi Di Caprio.
Përveç Di Caprios, një nga themelueset e Fondit është dhe filantropja Laurene Powel Jobs.
Fondi do të ndihmojë familjet me të ardhura të ulta, personat e moshuar, familjet që pësuan ulje të pagës në kohën e pandemisë dhe familjet, fëmijët e të cilëve janë përdorues të ushqimit falas në shkolla.
Fondi ka mbledhur 12 milionë dollarë dhe do të bashkëpunojë me organizatën humanitare World Central Kitchen.
Kontributet e para disa milionëshe në Fond i paguan kompanitw Apple dhe Ford Fondation.
Dje filantropja Oprah Winfrey njoftoi se do të dhurojë 10 milion dollarë për njerëzit që janë rrezikuar nga pandemia e COVID-19.
Po ashtu edhe Powel paralajmëroi se Fondit të DiCaprios do t’i dhurojë një milion dollarë, kurse 9 milionë të tjera organizatave të ngjashme humanitare. /os/