FOKUS – Trafiku ajror i pasagjerëve regjistron rënien më të madhe për shkak të COVID-19

PARIS, 2 prill /ATSH-AFP/-Trafiku ajror i pasagjerëve, i prekur rëndë nga pandemia e COVID-19, regjistroi një rënie prej 14,1% në të gjithë botën, në shkurt, krahasuar me një vit më parë, njoftoi sot Shoqata Ndërkombëtare e Transportit Ajror (IATA).

“Kjo është rënia më e madhe e trafikut aror që nga 11 shtatori, që reflekton uljen e udhëtimeve të brendshme në Kinë dhe rënien e mprehtë të kërkesës ndërkombëtare për në dhe nga rajoni Azi-Paqësor, për shkak të përhapjes së virusit COVID-19 dhe kufizimet e udhëtimeve të vendosura nga qeveritë”, njoftoi IATA në një deklaratë.

“Është pa dyshim kriza më e madhe që ka njohur ndonjëherë ky sektor dhe vetëm po përkeqësohet”, tha drejtori i përgjithshëm i IATA-s, Alexandre de Juniac.

Koronavirusi i ri, i raportuar në fund të dhjetorit nga autoritetet kineze për Organizatën Botërore të Shëndetit (OBSH), ka infektuar zyrtarisht gati një milion njerëz dhe ka marrë më shumë se 48 000 jetë deri më tani në botë./ /ervo/

 

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.