BELGJIKË – 1 384 raste infektimi, 183 vdekje nga COVID-19 gjatë 24-orëshit të fundit

BRUKSEL, 2 prill /ATSH-MIA/- Autoritetet shëndetësore në Belgjikë njoftuan sot për 1 384 raste të reja infektimi me COVID-19 gjatë 24-orëshit të fundit, ndërkohë që vdekjet kapën shifrën 183.

Në spital ndodhen 584 pacientë, ndërsa 363 të tjerë janë shëruar.

Në total, numri i të infektuarve në Belgjikë është 15 348./ /ervo/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.