Divjakë, nis pastrimi i kanalit ujitës në Goriçaj

TIRANË, 1 prill /ATSH – I. Vata/ Bashkia e Divjakës edhe pse në kushtet e masave kufizuese për frenimin e COVID-19 vazhdon punën për pastrimin e kanalit ujitës në Goriçaj.

Kushtet e karantinës nuk mund të çojnë në paralizimin total të të gjitha shërbimeve të ofruara nga institucioni i bashkisë Divjakë.

Bashkia Divjakë shprehet se “vazhdon puna e sektorëve dhe drejtorive duke u përshtatur me situatën aktuale, pra në kushte shtëpie, në terren apo në zyra duke respektuar me rigorozitet masat e duhura.

“Sektori i Ujësjellës Kanalizimeve vazhdon  me përkushtim punën për vënien në eficiencë të kanaleve U-K në njësitë administrative të bashkisë. Aktualisht po punohet në Goriçaj në U-3-34 në pastrimin e kanalit ujitës i cili i shërben një sipërfaqe prej 30 ha tokë bujqësore”, shprehet bashkia. /j.p/r.e/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.